City e feston titullin kampion me fitore ndaj Chelsea-t, vendos Alvarez (VIDEO)
Pasi fitoi titullin kampion, Manchester City ka arritur një fitore minimale 1-0 në super duelin ndaj Chelsea-t në Etihad Stadium.
Julian Alvarez mori një asist nga Palmer dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 12-të. Sulmuesi argjentinas shënoi sërish në pjesën e dytë, por VAR-i e anuloi për prekje me dorë të Riyad Mahrez.
Me fitoren e sotme, Cty shkon në kuotën e 88 pikëve, 7 pikë mbi Arsenalin, ndërkohë që ka luajtur edhe një ndeshje më pak. Pep Guardiola shfrytëzoi rastin t’i linte pushim pjesën dërrmuese të titullarëve.
Më 3 qershor do të zhvillohet finalja e FA Cup përballë Manchester United, ndërkohë që një javë më vonë është radha e finales së Champions League kundër Interit.
KOHA JONË SONDAZH

