City fiton me “poker”, Chelsea-t si mjafton super Abraham ndaj Sheffield (VIDEO)

Manchester City vazhdon formën fantastike në Premier League, duke shkatërruar Brighton 4-0 në “Etihad Stadium”. Skuadra e Pep Guardiolës e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 2-të me Dr Bruyne që shfrytëzon më së miri një asist të kapitenit David Silva.

 

3 minuta nga fundi i fraksionit të parë, futbollisti belg shërben për Agueron, i cili brenda zonës nuk fal duke shënuar golin e katërt. Argjentinasi kompletoi dopietën personale në fillimin e pjesës së dytë me një goditje spektakolare në hyrje të zonës. 10 minuta nga fundi i ndeshjes Bernardo Silva realizoi golin e katërt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Chelsea nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Sheffield, edhe pse ka në skuadër një super sulmues si Tammy Abraham. Talenti që po shpërthen këtë sezon, ka shënuar dy gola në pjesën e parë në minutën e 19-të dhe 43-të. Gjithsesi në fraksionin e dytë, Blutë e Londrës ulin ndjeshëm ritmin duke pësuar gol nga Robinson dhe më pas në minutën e 90-të, Kourt Zouma e dërgoi në rrjetën e tij. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?