City fiton me “poker” ndaj Southampton, shkon -5 pikë nga Arsenali (VIDEO)

Manchester City nuk ka ndërmend të dorëzohet në betejën për titullin kampion në Premier League. Skuadra e Guardiolës mori një fitore të lehtë 4-1 në transfertën ndaj Southampton.

Në minutën e 45-të, pas një krosimi perfekt të De Bruyne, Haaland është në vendin dhe në kohën e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Në pjesën e dytë do të ishte gjithçka më e thjeshtë për “qytetarët” që do të realizonin dy gola të tjerë me Grealish dhe Haaland.

Sekou Mara shënoi për Southampton golin e vetëm, ndërkohë që Julian Alvarez do të shënonte me penallti golin e katërt që vulosi shifrat përfundimtare 4-1. City me këtë fitore shkon në kuotën e 67 pikëve, 5 më pak se Arsenali kryesues. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?