City fiton me vuajtje ndaj C.Palace, vendos Haaland nga pika e bardhë (VIDEO)

Manchester City nuk ka ndërmend të dorëzohet në luftën për titullin kampion. Skuadra e Guardiolës mori fitoren e radhës 1-0 në duelin ndaj Crystal Palace në transfertë.

“Qytetarët” do të vuanin jo pak për të gjetur golin, i cili në fakt do të vinte shumë vonë. Në minutën e 78-të, City fitoi një 11-metërsh, që do të kthehej në gol nga Erling Haaland.

Ky ishte goli i 28-të këtë sezon në kampionat, duke qenë krye-golashënues në Premier League dhe Europë. Sa i përket renditjes, City mbetet në vendin e dytë me 61 pikë, dy më pak se Arsenali, por topçinjtë kanë dhe një sfidë më pak. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?