City fiton miqësoren ndaj Bayernit në Tokio, aktivizohet dhe një shqiptar (VIDEO)

Manchester City ka arritur një fitore 2-1 në miqësoren ndaj Bayern Munchen. Dueli i luajtur në Tokio, Japoni, përfundoi me suksesin e kampionëve të Anglisë dhe Europës.

Skuadra e Pep Guardiolës e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të 20-vjeçarit James McAtee në minutën e 21-të. Mathys Tel vendosi përkohësisht baraspeshën nëntë minuta përpara fundit, por Aymeric Laporte riktheu City-in në avantazh.

Në minutat e fundit u aktivizua për disa minuta dhe talenti me origjinë shqiptare,  Arijon Ibrahimovic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?