City i “trembet” një oferte të Liverpoolit për Gundogan
Te Manchester City kanë frikë se mos humbasin mesfushorin Ilkay Gundogan në ditët e fundit të merkato. Mesfushori turko-gjerman i është ofruar rinovimi i kontratës, por nuk përjashtohet as mundësia që ai të largohet në një tjetër skuadër.
Mediat angleze raportojnë se në orët e fundit ka pasur interes nga skuadra e Liverpoolit. Klopp kërkon një mesfushor me eksperiencë, ndërkohë që fakti që ka bërë pak blerje gjatë kësaj vere, mund të bëjë që t’i bindë drejtuesit për të bërë një ofertë.
Afrimi i Rodrit nga Manchester City, ka bërë që hapësirat për Gundogan të mos jenë të shumta te kampionët e Anglisë. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

