City mund Leeds dhe blindon kreun e renditjes, Chelsea shijon fitoren e parë me Lampard (VIDEO)
Manchester City vijon serinë e fitoreve radhazi në Premier League dhe rimerr kreun e renditjes. Skuadra e Guardiola fitoi 3-1 ndaj Leeds United, një ndeshje që e zgjidhi që në 45 minutat e para.
Në të dyja protagonistët janë të njëjtë, Mahrez me dy asiste dhe Ilkay Gundogan që ariti të realizonte dopietë personale. 5 minuta fundi i ndeshjes Rodrigo rihapi ndeshjen, por që nuk ishte e mjaftueshme për të ndalur skuadrën e Guardiolës që administroi gjithçka në perfeksion deri në vërshëllimën e fundit.
City ngjitet në vendin e parë me 82 pikë, 4 më shumë se Arsenali i vendit të dytë. Ndërkohë Chelsea më në fund arrin të marrë fitoren e parë nën drejtimin e Lampard, 3-1 ndaj Bournemouth. Gallagher dhe Badiashile dhe Joao Felix ishin heronjtë e Bluve të Londrës, ndërkohë që për vendasit realizoi Vina. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

