City mund me lehtësi West Ham dhe blindon kreun, triumfon dhe Liverpooli (VIDEO)

Manchester City ka arritur një fitore të thellë 3-0 ndaj West Ham, duke rimarrë kreun e Premier League. Sfida u dominua e gjitha nga skuadra e Guardiolës, megjithatë pjesa e parë nuk solli gola. Në minutën e 50-të, Ake gjeti rrjetën me një goditje me kokë, duke zhbllokuar sfidën.

Në minutën e 70-të Erling Haaland do të realizonte golin e sigurisë me një parabolë. Në këtë ndeshje norvegjezi arriti shifrën e 35 golave duke thyer rekordin e Andry Cole dhe Alan Shearer, dhe njëkohësisht duke vendosur një rekord të ri sa i përket numrit të golave të realizuar në një sezon gjatë gjithë historisë së Premier League.

Ndërsa Foden në minutën e 85-të do të realizonte një goditje spektakolare dhe do të vuloste rezultatin e këtij takimi. Pas këtij takimi Manchester City kryeson me 79 pikë, një më shumë se Arsenal i vendit të dytë, por “qytetarët” kanë dhe një ndeshje më shumë për të rikuperuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa sfida mes Liverpool dhe Fulham City ishte më e luftuar nga të dyja skuadrat. Ky takimi u mbyll me fitoren minimale të “The Reds” me rezultatin 1-0. Pas një ndërhyrje të gabuar nga Diop ndaj Nunez që Liverpool të fitonte një penallti, e cila u ekzekutua nga Salah në minutën e 39-të, që zhbllokoi këtë takim. Liverpool renditet në vend të pestë me 59 pikë, teksa Fulham në vend të 10-të me 45 pikë të grumbulluara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?