City në ankth për de Bruyne, fantazisti belg rrezikon sfidën me Realin

Manchester City është në ankth për Kevin de Bruyne. Fantazisti belg, protagonist i madh në fitoren ndaj Arsenalit javën e kaluar, nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Fulhamit për shkak të një dëmtimi dhe nuk dihet ende kohët e rikuperimit.

Këto janë fjalët e Guardiolës në konferencën e djeshme, në prag të ndeshjes kundër West Ham: “Kevin de Bruyne nuk është me ekipin sepse nuk është mirë. Ai ka një dëmtim që e pengoi të luajë ndaj Fulham. Nuk e di se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave”, tha strategu spanjoll.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?