City nis kontaktet me mesfushorin e Chelsea-t, do zëvendësojë Gundogan

Manchester City ka nisur bisedimet me skuadrën e Chelsea-t për transferimin e Mateo Kovacic. Kontrata e futbollistit kroat me Chelsea-n përfundon verën e ardhshme, por klubi londinez i ka dhënë të drejt për të nisur kontaktet për një largim të mundshëm.

Mesfushori 29-vjeçar u aktivizua në 27 nga 50 ndeshjet si titullar këtë sezon, ndërkohë që mungoi për shkak dëmtimesh në 8 duele. Pep Guardiola duket se po vlerëson opsionet e tij në mesfushë pas largimit të Ilkay Gundogan, i cili duket se do të transferohet te Barcelona.

Kalvin Phillips, i cili u bashkua nga Leeds United për 45 milionë paund verën e kaluar, është aktivuar vetëm në dy ndeshje në Premier League. Chelsea duhet të shesë lojtarë këtë verë për të shkurtuar grupin e lojtarëve dhe për të respektuar rregullat e FFP-së pasi dështuan të siguronin dhe kualifikimin për në Champions League. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?