FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

City pa mbrojtës, Guardiola: Më pëlqen kjo situatë, një sfidë për mua!

Manchester City po kalon një nga momentet më të vështira të këtij sezoni, teksa për momentin ka në dispozicion vetëm një mbrojtës qëndror, pas dëmtimit edhe të Stones, i cili do të mungojë për 5 javë. Gjithsesi Pep Guardiola nuk e ka humbur besimin te ekipi i tij, duke e konsideruar si një tjetër sfidë për të, në prag të ndeshjes me Shakhtar Donetsk.

 

“Kjo është një sfidë e madhe për mua si trajner. Kam vetëm një mbrojtës qendre në dispozicion, Otamendi. Gjithsesi, besoj shumë te shpirti i skuadrës, dëshira për të zgjidhur këtë problem dhe për të bërë një hap më përpara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk do të ankohem për mungesat, pasi në fushë do të zbresin 11 lojtarë dhe do të bëjmë një sforco ekstra. Më pëlqen kjo sfidë. Futbolli nuk është vetëm për të menaxhuar momentet e mira por edhe ato të vështira. Kemi fituar 7 trofe, askush nuk na ka dhuruar asgjë. E përsëris, jam gati për këtë sfidë dhe më pëlqen kjo situatë”, deklaroi Guardiola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?