FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

City paguan klauzolën e Rodri-t, Guardiola më në fund merr dhuratën e parë

Rodrigo ose siç njihet nga të gjithë Rodri nuk do të jetë më një lojtar i Los Colchoneros pasi përfaqësuesit e 23-vjeçarit ditën e sotme janë paraqitur në zyrat e La Ligas për të paguar klauzolën e largimit të mesfushorit nga Atletico që kapte shifrën e 70 milionë euro.

E ardhmja e tij do të jetë Manchester City-t i Pep Guardiolës pasi kanë qenë Citiziens që kanë kaluar në llogarinë e përfaqësueseve të lojtarit shumën e kripur të 70 milionë eurove.

Kalimi i Rodrit te kampionët e Anglisë do të zyrtarizohet në ditën e ardhshme dhe 23-vjeçari do të jetë blerja e parë e Pep Guardiolës në këtë merkato.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?