City sfidon Real Madridin për të rrëmbyer “Messin japonez” (VIDEO)

Manchester City i bashkohet Real Madridit në luftën për të rrëmbyer Takefusa Kubo. Ndoshta ju thotë shumë pak ky emër, por 18-vjeçari japonez është një nga talentet më të kërkuar në Europë. Kubo u transferua në akademinë e famshme “La Masia” të Barcelonës, por u largua në vitin 2015 për shkak se blaugranët  shpallën fajtor për nënshkrime ilegale me futbollistë nën moshë.

 

Ai u rikthye te FC Tokyo, atje ku edhe mori epitetin “Messi japonez”. Tani pasi mbushi 18 vjeç, është kthyer në një nga talentet më të spikatur. Duke u bazuar në shkrimin e “NikkanSports”, City dhe Reali janë duke bërë gati super ofertën për ta rrëmbyer gjatë kësaj vere.

Swiss Digital Desktop Reklama

PSG është gjithashtu e interesuar për talentin, duke i ofruar mundësinë që ta bënë një nga talentet më të njohur të futbollit japonez. Pas Shinji Kagaëa, Keisuke Honda dhe Hidetoshi Nakata, duket se tashmë ka ardhur koha për të zbuluar një tjetër japonez të suksesshëm në futboll. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?