City shkatërron Evertonin, afrohet gjithnjë e më pranë me titullin (VIDEO)
Manchester City ka arritur një fitore të thelle 3-0 në transfertë ndaj Evertonit, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes. Skuadra e Guardiolës do të shënonte dy gola të shpejtë në fundin e pjesës së parë me Gundogan dhe Erling Haaland, i cili shënoi golin e 36-të në këtë sezon në Premier League.
City gjeti edhe golin e tretë me anë të Gundogan, i cili ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi duke kompletuar një ndeshje perfekte për të.
Skuadra e “qytetarëve” menaxhoi më së miri rezultatin dhe energjitë në vigjilje të gjysmëfinales së Champions League ndaj Real Madrid teksa pas këtij tre pikëshi, City ruan vendin e parë me 85 pikë ndërsa Everton mbetet në zonën e mbijetesës, në vendin e 17-të me 32 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

