FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Çmendet” Real Madridi, ofron 280 milionë euro për Mbappe

Real Madrid është gati për të bërë një ofertë shokuese prej 280 milionë euro për të rrëmbyer nga Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe. Tashmë nuk është më një sekret dëshira e madhe e Zidane për të pasur në skuadër një nga futbollistët më të talentuar në botë. Shifra rekord për Mbappe, sipas “France Football”, do të ofrohet gjatë kësaj vere, teksa shpresojnë që të arrijnë që të bindin edhe dy yje të tjerë si Eden Hazard dhe Paul Pogba që t’i bashkohen “galaktikave”.

Nëse blerja realizohet, atëherë Mbappe do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në botë. Ndërsa Hazard dhe Pogba, mendohet të kushtojnë 115 dhe 140 milionë euro respektivisht. Për të financuar pjesërisht këto shpenzime marramendëse lojtarët që do të largohen janë Gareth Bale, James Rodriguez, Isco dhe Karim Benzema.

Vetëm 20 vjeç, Mbappe ka pasur një rol të rëndësishëm në fitimin e Kupës së Botës, ndërkohë që ka shënuar 94 gola duke përfshirë PSG dhe ndeshjet me kombëtaren. Këtë sezon, ai ka shënuar 30 gola në kampionat, duke arritur rekordin e më shumë golave të mbajtur nga Thierry Henry. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?