FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çmenduri në Bjellorusi, luhet futboll normalisht madje dhe me tifozë

Teksa në pjesën më të madhe të Europës ndalohen të gjitha aktivitetet sociale, sportive, argëtuese dhe artistike për shkak të pandemisë së koronavirusit, në Bjellorusi luhet ende futboll dhe jo me karrige bosh, por një derbi i vërtetë dhe në shkallët e stadiumit.

Kontrolle të shtuara tek tifozët, shumë prej tyre me maska dhe matje temperature pati përpara se të hyje në stadium, por në fund FK Minsk fitoi me rezultatin 3-2 përballë Dinamo Minsk, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit bjellorus.

Vendi i presidentit Lukashenko refuzon idenë e epidemisë, ka shumë pak persona të infektuar dhe kreu i shtetit ka vendosur që me pak përkujdes të shtuar çdo aktivitet të vijojë normalisht, përfshirë këtu dhe futbollin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?