Çmenduri në Premier League, tifozi futet në fushë dhe sulmon trajnerin (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 13 Maj 2023 16:22
Leeds-Newcastle, përfundoi në barazim 2-2. Megjithatë ka qenë një episod që ka ndodhur në fund të ndeshjes që i ka befasuar të gjithë dhe që po bëhet viral në rrjetet sociale.
Në sekondat e fundit të ndeshjes, një tifoz ka zbritur në fushë dhe ka shkuar te trajneri i Newcastle, Howie, duke i thënë disa fjalë këtij të fundit.
Gjithsesi ai u kap menjëherë nga forcat e sigurisë dhe është shoqëruar jashtë fushës.
KOHA JONË SONDAZH

