Colella: Do të besojmë deri në fund për titullin, vendi i dytë nuk më kënaq
Partizani do të udhëtojë në transfertë ditën e nesërme për t’u përballur me Kastriotin e vendit të fundit për javën e 35-të të Superiores. Në prag të sfidës së parafundit të kampionatit, tekniku i “demave të kuq” Giovanni Colella, ka folur për mediat.
“Nuk kemi probleme të veçanta. Nuk kemi asnjë problem. Në kampionat janë 36 ndeshje dhe patjetër që vendin e dytë e meritojmë. Në një kampionat kaq të gjatë, nëse përfundojmë në vendin e parë ose të dytë, bëhen llogari në fund dhe kudo që të renditemi, e kemi merituar për atë që kemi dhënë. Ndoshta ka një specifikë më të veçantë në Kupë dhe jo në kampionat.
Nëse jemi atje dhe fitojmë, sigurisht që ne besojmë. Ne do ta bëjmë deri në fund. Presioni është diçka normale në këtë pikë. Kush nuk ka presion, nuk mund të bëjë as detyrën e trajnerit as të lojtarit.
Pse jo, mund të ndodhë, Bylisi mund ta ndali Tiranën. Unë nuk bëj llogari për të tjerë por për vete. Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Duke parë që kanë mbetur edhe 2 ndeshje është normale të ketë llogari të tilla. Duke mos e fituar derbin, kemi mundësi të bëjmë llogari për kundërshtarin. Kush është ndjekës bën llogari e kush kryeson jo. Janë 3 skuadra për mbijetesë dhe një përballet me ne e tjetra me Tiranën.
Vendi i dytë nuk mund të më kënaqë por nëse e meritojmë do të qëndrojmë. Në jetë ka shumë objektiva të cilat shpesh herë nuk arrijmë që të realizohen dhe janë gjëra që ndodhin në jetë. Me vendin e dytë nuk jam aspak i kënaqur. Por sigurisht duhet bërë edhe një analizë e thellë për çfarë kemi dhënë gjatë sezonit”, u shpreh Colella.
KOHA JONË SONDAZH

