Colella: Po humbëm vendoset titulli, futbolli i bukur sepse ka të papritura
Tirana-Partizani është supersfida e kësaj mesjave në Kategorinë Superiore, që do të vendosë shumë dhe për fatin e titullit. Në prag të këtij dueli, trajneri i “demave të kuq” Giovanni Colella ka folur për mediat.
“Është ndeshje e vështirë sepse përcakton fatet e sezonit sepse kemi diferencë 2 pikë. Të bësh këtë punë, duhet të përballesh me ndeshje të tilla. Jemi mirë, po përgatitemi mirë. Si rrallë herë nuk kemi probleme dhe mungesa si në ndeshjet e kaluara që kemi pasur. Jemi në kushte shumë të mira dhe jemi të qetë.
Nuk e di si do të rreshtohet Tirana në fushë. Secili ne përgatit në mënyrën e tij por janë ndeshje të rëndësishme në aspektin e motivimit dhe duhet përgatitur ndeshja me skema por për 5 minuta gjithçka mund të ndryshojë. Skuadrat kanë idetë e tyre por gjatë lojës mund të ketë ndryshime.
Nuk do ta tregoj se si e kam përgatitur këtë ndeshje. Atë që kam përgatitur nuk mund të ta them. Si unë ashtu edhe Shehi e përgatisim për më të mirën. Unë dua të jem korrekt me ju dhe jo të zbuloj përgatitjen e ndeshjes. Derbi mund të përcaktohet edhe nga disa episode që as unë dhe as Shehi nuk i mendojmë dot. Futbolli është i bukur sepse ka gjëra të papritura.
Shpresoj që Da Silva të jetë përcaktues por ka edhe të tjerë që mund të jenë. Edhe dikush që ka luajtur pak, është në gjendje të mirë si të gjithë lojtarët e tjerë. Nuk kam dhënë këshilla në ndeshjen ndaj Kukësit dhe imagjino të jap nesër. Nuk kam kohë mjaftueshëm për të menaxhuar situatat. Në momentin e fundit mund të vendoset për një ose dy gjëra. Nuk mund të mendojmë shumë gjëra tani sepse nuk është momenti.
Matematika nuk na lejon që të vendoset por ka edhe ndeshje të tjera. Sa i përket titullit, kjo ndeshje vendos nëse ne humbasim. Është matematikë e thjeshtë. E them se nëse fitojmë, kemi edhe ndeshje të tjera sepse diferenca shkon vetëm 1 pikë”, u shpreh Colella.
KOHA JONË SONDAZH

