Colella: Shumë i lumtur për titullin, ndihem si në shtëpinë time
Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur pas fitimit të titullit të 17-të kampion në historinë e klubit pas suksesit të fundit 2-0 ndaj Teutës.
“Në këtë moment nuk e kam një ide të saktë se si ndihem, por sigurisht shumë i lumtur. Mendoj se ka qenë një kampionat shumë i luftuar dhe të gjitha ekipet kanë qenë në lojë. Një kampionat i tillë me këtë lojë të fortë besoj se është shumë i mirë.
Skuadra mendoj se ka pasur momente të mira dhe jo të mira, trajneri duhet të jetë ai që i menaxhon këto situata. Shumë nuk besonin se kjo skuadër do ta fitonte titullin kampion, me lojën time të fjalëve për titullin doja të mbroja më shumë lojtarët.
Kam thënë shpesh që në ecurinë time më kanë ndihmuar shumë si drejtori Marini. Të gjithë më kanë bërë të ndihem si në shtëpinë time dhe ka qenë e lehtë për t’u ambientuar. Kjo eksperiencë në Shqipëri mendoj se më ka ndihmuar shumë.
Mendoj se jemi një skuadër që do të kemi kontingjentin e plotë dhe sezonin e ardhshëm. Kjo dëshmon edhe punën e mirë që ka bërë dhe klubi. Mund të ketë dhe ndonjë transferim të ri, por lojtarët tanë janë mirë. Do të udhëtoj në Itali nesër sepse kam 2 vite pa e takuar vëllain tim.
Vetëm për këtë fakt do të largohem nga Shqipëria. Na duhen dhe pak ditë pushime dhe menjëherë do të grumbullohemi për kualifikueset e Champions League”, u shpreh Colella.
KOHA JONË SONDAZH

