Colella: Titulli nuk varet nga ne, e kam përgatitur kurthin ndaj Vllaznisë
Partizani rikthehet të luajë ditën e nesërme në “Abissnet Superiore” pas barazimit në derbin e kryeqytetit. “Demat e kuq” do të përballen në një sfidë të vështirë ndaj Vllaznisë. Në prag të kësaj sfide, tekniku i Partizanit Giovanni Colella ka folur për mediat.
“Paraqitja e skuadrës në derbi nuk më ka bindur dhe jam i nxehur. Nuk është problem rezultati që morëm, por problemi është që nuk bëmë atë që duhej të bënim dhe motivet që nuk e arritëm janë të shumta.
Është normale që një ndeshje e nis për ta fituar, mund të them që në derbi kemi bërë shumë pak për ta fituar. Më mirë është të dalësh me një pikë sesa të humbasësh.
Nëse fitojmë ndaj Vllaznisë, duhet të presim që të humbasë kundërshtari. Shkodranët janë të rrezikshëm në këto momente sepse kanë humbur ndeshje dhe këto javë të fundit janë në garë për Europën. Do të luajmë gjithçka që kemi ndaj Vllaznisë.
Nuk jam unë ai që duhet të ndryshoj diçka. Nëse shkoj në fushë, kam më pak shqetësime. Problemi është se do të përgatitësh gjëra dhe ti respektosh në fushë. E kam menduar kurthin ndaj Vllaznisë por nuk ua them”, u shpreh Colella.
KOHA JONË SONDAZH

