Coman rrezikon që këtë sezon t’i japë fund rekordit të pabesueshëm
Në 11 sezone si futbollist profesionist, Kingsley Coman ka fituar 10 kampionate kombëtare. Mund të bëhen 11, nëse Bayerni konfirmohet si kampion i Gjermanisë pas një sezoni të trazuar.
Sulmuesi francez ka fituar gjithmonë kampionatin që kur nisi karrierën e tij. Ishte viti 2012-2013 kur Coman festoi me Paris Saint-Germain titullin e tij të parë kampion, sukses që e përsëriti sezonin pasardhës.
Më pas erdhi transferimi në Torino dhe menjëherë pati sukses me Juventusit, duke fituar “titullin”, përpara se të kalonte në Bavari, ku ngriti 7 herë rresht “Meisterschale”. Bayerni, me pesë ndeshje të mbetura në Bundesligë, është i dyti me një pikë pas Borussia e Dortmundit.
KOHA JONË SONDAZH

