Conte bën gati valixhet te Tottenhami, mund të rikthehet në Seria A

Antonio Conte tashmë po shqyrton një mundësi rikthimi për të vazhduar karrierën e tij si trajner në Itali. Kontrata me Tottenhamin i skadon ë fundin e sezonit dhe deri më tani nuk ka pasur indicie se do ta vijojë.

Sipas “Sportmediaset”, javët e fundit ka pasur disa kontakte mes Interit dhe teknikut 53-vjeçar për një rikthim të mundshëm në Milano. Megjithatë, asgjë nuk është konkrete, por nëse Inzaghi nuk bind me rezultatet në ndeshjet e ardhshme, Interi mund të mendojë seriozisht të rikthejë në stol Conten.

Stoli i teknikut italian te Spurs, mund të lëkundet rëndë nëse ata nuk kualifikohen në çerekfinalet e Champions League. Conte u largua nga Interi pas dy sezonesh, ku në sezonin e fundit i riktheu te titulli kampion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?