Conte me “dorë të hekur”, largon nga skuadra edhe Perisic
Ivan Perisic duket se i ka dhënë aventurës me Interin. Trajneri Antonio Conte nuk ka marrë përgjigjet e duhura nga kroati në seancat stërvitore dhe në ndeshje miqësore, kështu që 30-vjeçari nga Spliti ka përfunduar në merkato.
Conte i ka kërkuar që të luajë në të gjithë vijën anësore, por numri 44 nuk ka shfaqur shpirtin e duhur të sakrificës. Ish-trajneri i Juventusit dhe i Chelsea-t i ka dhënë mundësinë të luajë edhe në sulm, duke parë situatën emergjente në këtë repart, por ky eksperiment nuk ka funksionuar.
Pasi i tha “jo” ofertës së Arsenalit janarin e kaluar, tani duhet gjetur një klub i ri që mund të përmbushë kërkesat ekonomike të kroatit. Për momentin, vetëm Monaco ka shfaqur interes, por bisedimet ende nuk kanë nisur. Drejtuesit zikaltër, për të kënaqur Conten, janë gati ta huazojnë me detyrimin e blerjes në fund të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

