FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conte: Me Udinesen luajmë ndeshjen e jetës, jap gjithçka për Interin

Pas fitoreve me Lecce-n dhe Cagliarin, Interi është në kërkim të suksesit të tretë në kampionat kundër Udineses në “San Siro”. Strategu italian kërkon që ekipi të ruajë entuziazmin e dy javëve të para.

 

“E kemi nisur me këmbën e duhur, na presin 7 ndeshje në 23 ditë, duhet të bëjmë më të mirën tonë ndeshje pas ndeshje. Me Udinesen do të jetë sfida e jetës. Ata mbrojnë mirë dhe janë një skuadër shumë fizike. Duhet të kemi kujdes nga Lasagna. Këto ndeshje do të jenë shumë impenjative. Duhet të ruajmë entuziazmin e këtij fillim sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ke fituar zemrat e tifozëve? Unë jam i sinqertë, jam i kënaqur që tifozët më kanë pritur mirë, por gjithmonë kam thënë që do të jem këtu në të mirë dhe në të keq. Unë jap gjithçka kur filloj të punoj për një klub të ri. Futem totalisht në klub, në historinë e tij dhe përpiqem ta transmetoj edhe te lojtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lukaku? Është futur në botën e Interit në mënyrën më të mirë të mundshme me përulësi dhe buzëqeshje. I gjithë grupi e ka mbështetur, por është një djalë që ka kualitet dhe po i vendos në shërbim të ekipit. Gjatë ndeshjeve nuk mendon vetëm për të shënuar, është shumë altruist. Icardi? I uroj më të mirën. Ai nuk bënte pjesë në projektin e klubit dhe nuk është e drejtë që të flasim për të”, deklaroi Conte. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?