Conte po bën namin tek Interi, zikaltërit kalojnë edhe Juventusin

Inter ka shfrytëzuar efektin Antonio Conte dhe merkaton shumë të mirë këtë verë për të sfiduar Juventusin. Jo vetëm në renditje, ku skuadra zikaltër është me pikë të plota, por edhe në rrjetet sociale.

 

Sipas faqes së specializuar për statistika “Deportes & Finanzas”, në gusht, klubi zikaltër ka arritur rekord shikimesh në platformën You Tube, me 11.1 milionë duke bërë që të kalojnë dhe klube të mëdha si Juventus, Manchester City dhe Real Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e parë qëndron Barcelona me 74 milionë shikime, e ndjekur nga Manchester United me 30.1 milionë dhe Liverpooli, kampioni i Europës në fuqi, e ndalur në shifrën 22.6 milionë ndjekës.  /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?