Conte: U treguam korrekt me Icardin, Cagliari ekip i vështirë (VIDEO)

Pas fitores 4-0 ndaj Lecces në “San Siro”, Interi i Antonio Conte do të rikthehet në fushë ndaj Cagliarit. Zikaltrit do të luajnë në transfertën e vështirë, ku do të gjejnë edhe Nainggolan. Teksa në shtëpinë zikaltër zien çështja Icardi, trajneri Conte kërkon që të harrohet kjo situatë.

 

“Do të luajmë në një fushë të vështirë. Cagliari është një skuadër shuam e mirë dhe me siguri që do të bëjnë një paraqitje pozitive për të harruar humbjen e ndeshjes së parë. Duhet të jemi të vëmendshëm, pasi do të kemi një ekip të përgatitur mjaft mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Icardi? Gjithçka është bërë në mënyrën më korrekte të mundshme, prej 8 muajsh që vazhdojmë të flasim për këtë gjë. Nuk dua të hyj në këtë çështje, dua të qëndroj i përqendruar në protagonistët e këtij sezoni dhe jo te tjerët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Darka? Janë nisma pozitive si darka. Kur i shoh, jam i lumtur sepse do të thotë se janë të kënaqur mes tyre. Është një gjë e mirë, mjafton të mos kthehen vonë në shtëpi (qesh).

Icardi destabilizon ekipin? Nuk shqetësohem sepse kemi bërë gjithçka siç duhet. Ne jemi të përqendruar te puna në fushë. E kuptoj që për të tjerët është më e rëndësishme të merren me situata të caktuara, por ne jemi të përqendruar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?