FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Coutinho është në shitje, nisin bisedimet me Bayernin

Philippe Coutinho është në kërkim të një skuadre për sezonin e ri. Pasi iu mbyllën të gjitha dyert për të firmosur me një nga skuadrat e mëdha të Premier League-s për futbollistin brazilian po studiohen opsione të tjera.

 

Një mundësi, e bërë publike prej disa javësh, është transferimi te PSG në Francë, duke e përfshirë në marrëveshjen e mundshme për Neymar, që nuk ka ndërmend të qëndrojë te kampionët e Ligue 1, dhe mundësia e dytë është të bëhet pjesë e Bayernit të Mynihut, që pavarësisht se afroi Perisic-in nga Interi, kërkon një tjetër alternativë të besueshme pasi nuk arriti të merrte Leroy Sane nga Manchester City.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona, në fakt, është e gatshme t’i diskutojë të gjitha formulat dhe do të pranonte edhe huazimin me të drejtë blerjeje. Coutinho ka nevojë për një destinacion të ti, pasi konsiderohet zgjedhje e pestë në sulmin “blaugrana”, pas Messit, Suárezit, Griezmannit dhe Dembélé-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?