Cremonese merr fitoren e parë në Seria A, turpëron Romën (VIDEO)

Roma ka pësuar një humbje befasuese ndaj Cremoneses 2-1 në duelin e vlefshëm për javën e 24-t. Në minutën e 17-të është Tsadjout kaloi në avantazh Cremonesen me një goditje të bukur në hyrje të zonës.

Pjesa e parë mbyllet në avantazhin minimal të Cremoneses që realizoi në goditjen e vetme në kuadrat. Në pjesën e dytë është Roma më kërkuese dhe provon të ndryshojë fatet e këtij takimi. Spinazzola vendos baraspeshën duke i çuar shifrat në 1-1.

Roma hidhet e gjitha në sulm për të fituar këtë sfidë, por është sërish Cremonese që suprizon. Vendasit fitojnë një 11-metërsh i cili përkthehet në gol nga Dionisi që vulos edhe rezultatin final të takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund feston Cremonese që merr fitoren e parë në këtë edicion të Serie A dhe ngjitet në vendin e parafundit me 12 pikë. Nga ana tjetër Roma humbet terren në luftën për një vend në Champions League dhe tashmë ndodhet në vendin e pestë me 44 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?