FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cristian Ronaldo “zhyt” në borxhe Juventusin

Cristiano Ronaldo nuk ka ndikuar vetëm pozitivisht te Juventusi, si në aspektin e lojës në fushë apo jashtë saj. Raporti i fundit gjysmë-vjeçar nga Exor, ndërmarrja që mban 63.77% të klubit, nxjerr në dritë llogaritë e bardhezinjve, të rënduara nga blerja e portugezit.

 

Borxhet financiare neto arritën në 464 milionë euro, me një rritje prej 154 milionë në vetëm një vit; kapitali i aksionarëve kaloi nga 72 në 32 milionë euro dhe bilanci i bardhezinjve do të mbyllet me një deficit prej rreth 40 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Triumfi me çdo kusht në Ligën e Kampionëve, do të frenojë një borxh neto në rritje të vazhdueshme në tre vitet e fundit, me borxhet e kampionëve italianë që janë 14.5 herë më të larta se vlera neto e klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rezultati i Champions League – shpjegoi Exor në raportin e tij, do të ndikojë ndjeshëm në rezultatin ekonomik për periudhën 2019-2020, i cili aktualisht pritet të mbyllet me humbje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?