Cuadrado sherr me shokët pas ndeshjes, Bonucci e “zgjidh” situatën

Rezultati përfundimtar i Atletico Madrid-Juventus errësoi pjesërisht performancën e shkëlqyer të Juan Cuadrados, mbase edhe për këtë arsye në fund të ndeshjes shpërtheu një diskutim midis disa shokëve të ekipit dhe kolumbianit për golin e parë të pësuar.

 

Ata e cilësuan atë fajtor për pësimin e golit të parë për shkak të pozicionimit të gabuar, ndërsa kolumbiani nuk i pranoi kritikat. Situata është qetësuar falë ndërhyrjes së Leonardo Bonucci, i cili mbrojti Cuadradon, duke mbyllur çështjen. Kapiteni i bardhezinjve, ka marrë shiritin pas dëmtimit të Chiellinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përplasjet mes shokëve të ekipit duhet të zgjidhen në shtëpi. Golat e pësuar janë përgjegjësi e të gjithëve, Cuadrado është një prej tjerëve. Fakti që në fundin e ndeshjes diskutohet, tregon për urine që ka në këtë skuadër”, deklaroi Bonucci. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?