Çudira nga Egjipti, Salah merr një milion vota në zgjedhjet për president
Mohamed Salah është një hero kombëtar në Egjipt. Sulmuesi që po shkëlqen këtë sezon me Liverpulin, mund të konsiderohet si fituesi moral i zgjedhjeve presidenciale në Egjipt, pasi ka marrë 1 milionë vota ose e thënë ndryshe 5%.
Shumë zgjedhës kanë vendosur të shpërfillin plotësisht dy kandidatët e vërtetë në garë për postin e Presidentit të Egjiptit duke shtuar një tjetër preferencë ë fletën e votimit, atë të yllin të Premier League. Egjipti do të marrë pjesë në finalet e një botërori, për herë të tretë në histori.
Sa për kuriozitet edhe pse nuk ishte në zgjedhjet për president, Salah ka marrë 5 për qind të votave në total. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

