FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cungu: U kërkova seriozitet djemve, Rama ka shumë potencial

Kukësi është më shumë se kurrë në luftë për titullin kampion gjatë këtij sezoni pas fitores 3-0 ndaj Luftëtarit. Skuadra verilindore tashmë është 6 pikë larg Partizanit. Pas ndeshjes, trajneri Armando Cungu nuk i ka kursyer vlerësimet për futbollistët e tij.

“Në pushimin e ndeshjes i kam kërkuar rritëm dhe seriozitet djemve. Eksperiencat kanë treguar se janë kthyer rezultatet shumë më të thella se 2-0. Kërkuam të merrnim më shumë qetësi për të qarkulluar topin. Duhet të marrim më shumë përgjegjësi. Kemi djemtë të rinj që duan kohë për t’u pjekur. Gabuam në përgjithësi të gjithë. I lamë terren kundërshtarit. U krijua një situatë e pasigurt. Nuk arritëm të dilnim para.

Bëmë një pjesë të parë të mirë. Si rezultat i kësaj erdhën edhe golat. Në pjesën e dytë nuk ishim aty ku duhet të ishim. Me 2-0 mendova të ruaj freskinë e Shkurtajt dhe ti jap mundësinë diku tjetër. Luajmë të premte në Korçë, në mesjavë me Teutën dhe në fundjavën tjetër me Partizanin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sa i përket Ramës, ka shumë mundësi dhe potencial në këmbët e tij. Ka qetësinë e duhur për të bërë zgjedhjen e duhur. Duhet të punojë në aspektin fizik, sidomos në fazën kur topin e ka kundërshtari. I duhet punë për të gjetur gjendjen e tij fizike”, deklaroi Cungu pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?