FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dalic habit pas humbjes: Kërkoj falje, më mbeti peng që nuk fituam

Zlatko Dalic ishte arkitekti i ndërtimit të një Kroacie të madhe që shkoi deri në finalen e Kupës së Botës, por nuk mundi që të triumfonte ndaj Kroacisë (2-4). 51-vjeçari u shpreh krenar për futbollistët e tij, duke e cilësuar si suksesin më të madh në histori.

“Fillimisht dua të uroj Francën për këtë titull. Për ne mund të them se kemi luajtur një ndeshje të madhe, por u penalizuam nga ajo penallti. Pavarësisht kësaj humbje, duhet të jemi krenarë për gjithçka që kemi bërë deri tani.

Ne kemi arritur suksesin më të madh në futbollin kroat, por na ka mbetur diçka peng dhe kërkoj falje pasi ne mund të bënim një tjetër hap më shumë. Nuk është se Franca na surprizoi, pësuam dy gola të lehtë të cilëve u shtohen një autogol dhe një penallti”, deklaroi Dalic pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?