FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dalic karikon futbollistët para finales: Ndeshja e jetës, ja çfarë u kam thënë futbollistëve

“Nëse do të fitojmë Kupën e Botës asnjë nuk do të jetë më krenar se ne, pasi jemi nj vend i vogël. Në rast se humbim, do t’i bëjmë komplimenta kundërshtarit”. Kështu është prezantuar trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic në konferencën për shtyp para finales së madhe që do të luhet nesër në orën 17:00 në “Luzhniki Stadium”.

“Si ne ashtu edhe kundërshtarëve nuk na intereson tradita apo statistikat, pasi ata janë për t’u thyer. Do të jetë momenti më i bukur në jetën tonë. Futbollistëve u kam thënë që të luajnë lojën e tyre. Shpresoj që nesër 4 milionë kroat të dalin në rrugë për të festuar, njëlloj si në karnavalet në Brazil apo Argjentinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që më lumturon më shumë është se nëse lojtarët nuk do të jenë në 100% të formës do të ma thonë. E dinë se luhet për titullin kampion bote dhe nëse nuk do të jenë në gjendje të japin maksimumin në fushë do të gabojnë dhe kjo gjë nuk lejohet. Ndaj do të më thonë të vërtetën. Kemi disa lojtarë titullarë me dëmtime të lehta dhe shpresoj që deri të dielën të kenë rikuperuar dhe të jenë 100% gati. Në të kundërt, kam mjaft kampionë edhe në stol, që janë gati për të luajtur dhe për të dhënë maksimumin”, u shpreh Zlatko Dalic.

Swiss Digital Mobile Reklama

Moskva, Rusija, 140718.
Konferencija za medije nogometne reprezentacije Hrvatske na stadionu Luzniki dan prije finalne utakmice Svjetskog nogometnog prvenstva u Rusiji 2018 u kojoj ce igrati Hrvatska i Francuska.
Na fotografiji: Zlatko Dalic.
Foto: Boris Kovacev / CROPIX

Moskva, Rusija, 140718.
Konferencija za medije nogometne reprezentacije Hrvatske na stadionu Luzniki dan prije finalne utakmice Svjetskog nogometnog prvenstva u Rusiji 2018 u kojoj ce igrati Hrvatska i Francuska.
Na fotografiji: Zlatko Dalic.
Foto: Boris Kovacev / CROPIX

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?