Dalipi: Më vjen keq për Skënderbeun, duam vendin e dytë

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, ka dalë në konferencë për shtyp mesditën e sotme, ku ka folur për ndeshjen e javës së 27-të të Superiores ndaj Kamzës, që do të luhet nesër.

“Ndërprerja e kampionatit në fillim nuk na shërbeu, pasi vinim nga një seri rezultatesh pozitive dhe donin të mbanim këtë ritëm, por gjithsesi mendoj se na ka shërbyer në aspektin e rikthimeve të lojtarëve, pasi kemi të gatshëm edhe Telushin dhe Fejzullahin. Zhvilluam një ndeshje miqësore me Partizanin B test nga i cili morën shumë sinjale pozitive fakt që tashmë na e bën edhe më të vështirë zgjedhjen e lojtarëve. Por duke patur konkurencë besoj se zgjedhjet do të jenë të duhura pasi çdo lojtar që do të luaj do ta justifikoj veten 100%. Sa më shumë zgjedhje të kemi aq më mirë është për trainerin dhe stafin sepse brenda skuadrës ka shumë kualitet. Edhe ata lojtarë që kan patur pak minuta do të japin më të mirën e tyre për të qenë pjesë e formacionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë javës keni punuar më shumë në aspektin sulmues, a pritet ndonjë ndryshim në këtë repart? 

Swiss Digital Mobile Reklama

Dua të theksoj paraqitjet shumë pozitive të Abdurahimit dhe Çanit në testin e zhvilluar me ekipin B, pa përjashtuar edhe Lukas dhe Ramadanin, por mendoj që formacioni që kam hedhur në fushë 3 ndeshjet e fundit nuk do të ndryshoj. Gjatë mbarëvajtjes së ndeshjes sigurisht lojtarët që do të aktivizohen  jam i sigurtë që do të japin maksimumin.

Ju pret një kalendar i vështirë pasi do të luani 3 ndeshje në trasfertë , sa të rëndësishme do të jenë këto sfida për objektivin tuaj pjesmarrjen në Kupat e Evropës?

Të gjitha ndeshjet e mbetura janë të rëndësishme duke filluar nga përballja me Kamzën. Jemi përgatitur për vështirësitë e sfidës së të shtunës, sepse Kamza ka treguar se është një skuadër që di të luaj futboll dhe sigurisht pikët për këtë skuadër janë jetike. Ne jemi përgatitur shumë që ndaj Kamzës të marrim fitore, kam shumë besim që skuadra do të shfaq të njëjtën performancë si në takimet e fundit.

Te skuadra e Kamzës keni lënë futbollin , ndërsa të shtunën do të shkoni si trainer i Partizanit.

Eshtë emocion, sigurisht jeta vazhdon dhe nesër do të jem kundërshtar ndaj Kamzës . Ne jemi profesionistë dhe do të mbrojmë ngjyrat e klubit dhe fanelës që kontribojmë . Në këtë moment delikat të Partizanit që do të përballet me një skuadër për të cilën pikët janë jetike ne do të shkojmë për të marrë maksimumin dhe të vazhdojmë rrugën tonë përpara.

Mendoni që kjo mund të jetë java e Partizanit pasi edhe disa prej rivalëve direkt luajnë në trasfertë ?

Besoj që kjo javë do përcaktoj disa gjëra në aspektin e pikëve. Ne duhet të japim maksimumin në fushë për të fituar pikët tona.

Me Skënderbeun të dënuar , vendi i dytë mbetet objektiv i Partizanit ?

Patjetër që ne do luftojmë për ta synuar vendin e dytë. Gjithsesi më vjen keq kjo që ndodhi me Skënderbeun, sepse nuk i shërben futbollit shqiptar ne si drejtues dhe gjithë ekipeve të Kategorisë Superiore, por është diçka që nuk na takon ne.

Në 3 takimet e fundit nuk keni pësuar asnjë gol besoni se mund ta ruani këtë statistikë?

Shpresojmë ta ruajmë këtë statistikë pasi kemi punuar shumë si skuadër jo vetëm në repartin e mbrotjes. E rëndësishme për ne është që mos shkojmë me mendimin për të mos pësuar gol, por për ta fituar takimin. Një skuadër me mentalitet fituesi duhet të hyj në fushë për ta fituar ndeshjen. E rendësishme është që skuadra të marr atë që kërkon.

Për të parën herë në këtë sezon Partizani do të ketë të plotë organikën e skuadrës.

Është shumë pozitive që tashmë e kam kontigjentin e plotë, por janë edhe 10 javë për tu luajtur dhe të gjithë lojtarëve që do ti jepet mundësia për të luajtur duhet të përgatiten që në momentin që do të aktivizohen të japin gjithçka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?