Dani Alves mund të luajë futboll dhe në burg, synon trofeun e 45-të në karrierë

Dani Alves mund të arrijë trofeun numër 45 duke qëndruar në burgun katalanas, Brians II. Braziliani është mbyllur aty për abuzim seksual, që nga muaji janar. Mbrojtësi u arrestua më 20 janar, pasi një vajzë e denoncoi për përdhunim. 39 vjeçari dyshohet se ka abuzuar me gruan natën e 30 dhjetorit, në një klub nate në Barcelonë.

Që atëherë Dani Alves është mbajtur në burgun Brians II në kryeqytetin katalanas, pasi gjykata i mohoi atij lirinë me kusht. Por mundësitë mund të shfaqen edhe në situatat më të papritura.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës ka mundësinë të vendosë në palmares trofeun e tij të 45-të zyrtar. Pas 44 trofeve të fituara me fanellat e Brazilit, Sao Paulos, Sevilla, Barcelona, PSG e Juventus, tani ai mund të fitojë edhe një me fanellën e Brians II.

Swiss Digital Desktop Reklama

Federata Spanjolle e Futbollit ka shpallur edicionin e 11-të të “Turneut Intercentric Penitentiary”. Bëhet fjalë për një kampionat ku marrin pjesë skuadra të përbëra nga të burgosur të burgjeve spanjolle. Në fund të turneut ndahet një trofe zyrtar, në të gjitha aspektet. Nëse Brians II vendos të regjistrohet në ngjarjen sportive, atëherë Dani Alves do të ketë mundësinë të luajë futboll edhe në burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?