Daniel Ricciardo, rikthim i madh në Formula 1

34-vjeçari Daniel Ricciardo do të kthehet në Formula 1 duke nisur që nga Çmimi i Madh i Hungarisë.

Piloti do të zëvendësojë që nga gara e radhës holandezin Nyck de Vries, te Alpha Tauri, i cili u largua nga drejtuesit për mungesë rezultatesh.

Ricciardo është një pilot me eksperiencë, ka fituar 8 gara në karrierën e tij dhe ka shkëlqyer me Red Bullin, përpara se të shkonte te Renault dhe McLaren, ku nuk tregoi cilësitë e tij më të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fitorja e tij e fundit në F1 është ajo në Itali, në vitin 2021, kur pilotonte McLaren.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?