Danilo: Përjashtimi nga UEFA i drejtë, tani të synojmë titullin kampion
Danilo do të jetë kapiteni i Juventusit në sezonin e ri. 32-vjeçari e cilëson të drejtë vendimin e UEFA-s për të përjashtuar bardhezinjtë nga kompeticionet europiane.
Ndërkohë që gjatë një prononcimi nga SHBA, aty ku skuadra e Max Allegrit po përgatitet për sezonin e ri, Danilo karikon tifozët.
“Sigurisht që do të kishim dashur të luanim në kompeticionet europiane, por u mor vendimi i duhur. Këtë vit do të fokusohemi te kampionati dhe Kupa e Italisë.
Objektivi ynë është të fitojmë sërish titullin kampion. Duam ta rikthejmë Juventusin në skuadrën më të mirë të Italisë. Titulli na mungon dhe ne duam të rikthehemi në majë”, u shpreh Danilo.
Gjatë këtyre viteve me “Zonjën”, mbrojtësi brazilian ka fituar një titull, një Kupë dhe një Superkupë Italie.
KOHA JONË SONDAZH

