Danimarkë-Shqipëri, më 3 korrik nis shitja e biletave, sa gjysma e çmimit në Elbasan
Federata Shqiptare e Futbollit, njofton tifozët kuqezi të interesuar se për ndeshjen Danimarkë – Shqipëri, e cila do të zhvillohet në Stadiumin “Telia Parken”, Copenhagen, më 4 Shtator, ora 20:45, se biletat do të jenë të disponueshme brenda datës 3 Korrik 2015. Bie në sy fakti se çmimi maksimal i biletës për të parë ndeshjen është sa gjysma e çmimit të një bilete që është shitur për takimin e parë të luajtur në “Elbasan Arena”.
Kjo edhe për interesimin e jashtëzakonshëm të tifozëve të kombëtares sonë.
Mënyra e vetme e blerjes së biletave për këtë ndeshje do të jetë blerja pranë FSHF-së në zyrat qendrore ose online në faqen zyrtare www.fshf.org ne seksionin “Shop” duke filluar nga data 03 Korrik 2015.
FSHF njofton gjithashtu se duke parë kërkesën e madhe të biletave për këtë ndeshje nga të gjitha trevat në Shqipëri dhe jashtë saj, në mënyrë që të mundësojë pajisjen e të gjithë tifozëve që duan të shoqërojnë kombëtaren në këtë sfide, njofton se sasia maksimale e biletave për këtë ndeshje është dy bileta për person. Rreth 2.100 bileta mësohet se do të shpërndahen për tifozët shqiptarë.
Kusht i patjetërsueshëm i blerjes është dhënia e informacioneve në vijim për mbajtësin e çdo bilete: emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, vendbanim dhe një kopje e kartës së identitetit.
Lista finale e të gjithë tifozëve shqiptare do t’i komunikohet Federatës dhe autoriteteve të sigurisë Daneze.
Zona 1
21.00 euro
Zona 2
27.50 euro
Zona 3
28.50 euro
Zona 4
29.50 euro
Zona 5
34.50 euro
Zona 6
37.00 euro
KOHA JONË SONDAZH

