FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

David Silva shpjegon arsyet e largimit nga Manchester City verën e ardhshme

David Silva do të largohet nga Manchester City sezonin e ardhshëm, ky vendim ka kohë që është publikuar, por fantazisti spanjoll ka dashur që ta sqarojë situatën.

33-vjeçari, që është pjesë e Citizens që nga viti 2010, kur u transferua nga Valencia, deklaroi se për të ishte një vendim i vështirë, pasi luan për këto ngjyra prej një kohe të gjatë, por çdo gjë e bukur e ka një fund. Ai theksoi se dëshiron të largohet në nivele të larta, duke lënë kujtime të bukura.

“Natyrisht që është shumë e vështirë të largohesh pas kaq shumë vitesh. Kam kaluar shumë kohë të bukura këtu, por çdo gjë e bukur e ka një fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë dua që ta mbyll në këtë mënyrë, duke luajtur në nivele të larta. Ekipi po përmisohet çdo vit më shumë, dhe për mua do të ishte e vështirë të mbajë ritmin e lojtarëve më të rinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prandaj kam vendosur që të mbyll në këtë mënyrë. Dhe jam shumë i kënaqu me atë që kam arritur gjatë qëndrimit tim këtu”, përfundoi Silva.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?