FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Biasi: Ky super futbollist do të luajë për Shqipërinë

Sulmuesi i Vitesses, Milot Rashica, do të ftohet nga seleksionuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, për ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut, kanë njoftuar të mërkurën mediumet shqiptare.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe De Biasi, i cili është i gatshëm t’i japë rastin Rashicës edhe me ekipin A të Shqipërisë, transmeton Koha Ditore.

Kombëtarja shqiptare gjatë këtij muaji do t’i luajë dy ndeshje miqësore si përgatitje për “Euro 2016”, me Austrinë (26 mars) dhe Luksemburgun (29 mars).

Swiss Digital Desktop Reklama

Rashica do të ftohet vetëm për ndeshjen me Luksemburgun për shkak se në datën kur zhvillohet ndeshja me Austrinë, sulmuesi do të jetë me ekipin U-21 të Shqipërisë në ndeshjen e rëndësishme kundër Greqisë. Trajneri italian ka thënë se është ende herët për ta zbuluar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në Francë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?