FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Biasi: Qëndroj në Shqipëri! Sondazhi, 70 % e italianëve e duan pasues të Conte-s

 

Trajneri i kombëtares sonë, Gianni De Biasi shihet si një hero në vendlindjen e tij, pasi kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në finalet e një Kampionat Europian. De Biasi ka drejtuar më herët klube të ndryshme të Seria A, madje një prej tyre, Modenën e ngjiti nga Seria C në elitën e futbollit italian duke shkruar historinë me të. Së fundmi trajneri i Kombëtares sonë ishte i ftuar në “Sky Sport Italia” ku në një sondazh 70% e votuesve e zgjodhën si të preferuarin e tyre për të qenë pasardhës i Antonio Contes, nëse ky i fundit lë përfaqësuesen italiane.

Megjithatë De Biasi gjatë intervistës në emisionin “Football Night” pranoi edhe një herë se kontrata e tij me Shqipërinë rinovohet atomatikisht deri në 2017, diçka e deklaruar më herët edhe nga presidenti Armand Duka. Por De Biasi ka shtuar me humor se tani mund të kërkojë më shumë para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gianni De Biasi deklaroi se kualifikimi ishte arritja më e madhe e jetës së tij dhe ky sukses i lumturoi të gjithë. 59-vjeçari mori drejtimin e Kombëtares në fundin e 2011, duke zëvendësuar Josip Kuze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?