De Gea: Më vjen keq vetëm për Buffoni-n për eliminimin e tyre

Për portierin e Manchester United, ky është një moment për t’i qëndruar pranë kolegut Gianluiggi Buffon, i cili u eliminua sërish pas një penallti në minutat shtesë.

“Është një nga portierët më të mirë të historisë. Ka fituar thuajse gjithçka. Shpresoj që herët a vonë të fitojë dhe Ligën e Kampioneve. Jam i trishtuar për të dhe për objektivin e tij, por i lumtur që kaluam turin.

Nuk e di nëse është një mrekulli. Erdhëm këtu me shumë dëshirë, me shumë djem të rinj dhe e kontrolluam ndeshjen”, tha portieri spanjoll, një nga pikët më të forta të skuadrës së Solskjaerit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?