FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Grasse rrëzon nga froni Usain Bolt dhe shpallet kampion Olimpik në 200 metra vrapim

Andre De Grasse më në fund ka arritur që të fitojë një medalje në “Lojërat Olimpike” të Tokios. Ai ka triumfuar në finalen e vrapimit 200 metra, duke rrëzuar nga froni legjendën Usain Bolt, i cili është tërhequr nga atletika.

26-vjeçari arriti ta përfundojë garën me një kohë prej 19.62 sekonda në finalen e zhvilluar në Stadiumin Olimpik në Tokio, pasi dështoi të bënte diçka të tillë në 100 metra.

Pas De Grasses, në vend të dytë përfundoi amerikani Kenneth Bednarek, i cili fitoi të argjendtën me kohën 19.68 sekonda, ndërkohë që Noah Lyles rrëmbeu të bronztën me 19.74 sekonda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?