De Ligt nuk i humb shpresat: Besojmë te përmbysja në ndeshjen e kthimit

Bayerni pësoi një humbje të thellë 3-0 në çerekfinalen e parë të Champions League ndaj Manchester City. Kampionët e Gjermanisë bënë shumë gabime në “Etihad” dhe janë pothuajse të eliminuar. Gjithsesi Matthijs De Ligt beson te përmbysja e madhe në sfidën e kthimit.

“Manchester City është një skuadër e madhe, ata luajnë futboll të bukur. Në pjesën e parë patëm disa raste që mund të ktheheshin në gola, e njëjta gjë në fillimin e së dytës.

Por nuk ia dolëm. City ka teknikë, shpejtësi dhe intensitet. Çdo lojtar i tyre e di se çfarë duhet të bëjë në fushën e blertë, e treguan edhe ndaj nesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kualifikimi? Duhet të besojmë gjithmonë te përmbysja. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, të fokusohemi te ndeshja e kampionatit. Do të ulemi të analizojmë gabimet tona, të gjejmë shkakun pse humbëm 3-0“, deklaroi qendërmbrojtësi holandez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?