De Ligt: Ronaldo më tha që të shkoja te Juventusi

Cristiano Ronaldo arriti që të fitonte duelin e dytë personal ndaj Matthijs De Ligt, pasi dje në mbrëmje Portugalia e tij triumfoi 1-0 ndaj Holandës. Sulmuesi i Juventusit nuk arriti që të shënonte, por u sakrifikua për skuadrën, veçanërisht në fazën mbrojtëse, atje ku De Ligt, është një nga kundërshtarët më të vështirë me goditjet e tij me kokë.

 

Në fundin e ndeshjes së luajtur në Porto, ata të dy patën një diskutim mes tyre, teksa ka qenë vet mbrojtësi që ka folur për bisedën që pati me yllin e Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ronaldo më ka thënë që të shkoj te Juventusi. Fillimisht mbeta u surprizuar nga kërkesa e tij, ndaj dhe qesha. Nuk e kuptova fillimisht se çfarë donte që të thonte. Tani do të shkoj me pushime. Do të mendoj se çfarë është më e mira për mua dhe do të vendos. Është e rëndësishme për futbollistët e rinj për të luajtur, kjo është e vetmja gjë për të cilën jam i sigurt”, deklaroi qendërmbrojtësi i Holandës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?