FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklarata e fortë e Panuçit: Për mua Kapelo ka vdekur!

Përplasja mes Kristian Panuçit dhe Fabio Kapelos vijon. Ish-mbrojtësi i Italisë, në vitin 2012 ka qenë pjesë e stafit të Rusisë, teksa në krye të ekipit ishte Kapelo. Trajneri i Kombëtares sonë e akuzoi se ai u soll keq më të.

“Për mua Kapelo ka vdekur”, – është shprehur trajneri i kuqezinjve, Kristian Panuçi në një reagim për “Sport Express” në Rusi. Një përgjigje të ngjashme, Panuçi e ka dhënë edhe disa vite më parë, kur nuk i rinovuan kontratën te Rusia në stafin e Kapelos.

Ai ka qenë lojtar i Kapelos te Milani në periudhën 1993-1996, te Reali i Madridit 1996-1999 dhe te Roma 2001-2002. Në stafin teknik të Rusisë Panuçi ka punuar në periudhën 2012-2014.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?