Del Piero zgjedh 5 më të mirët në historinë e Juves, në portë s’është Buffon (VIDEO)
Legjendat që zgjedhin legjenda të tjera. Për Del Piero dhe Marchisio ishte e vështirë të bënin një formacion me 5 lojtarët më të mirë në historinë e Juves, pa zgjedhur njëri-tjetrin. Të ftuar në një event për prezantimin e FC24, dy ish-lojtarët bardhezi formuan top-5 e tyre.
I pari që ka zgjedhur është Del Piero, i cili preferoi në fushë më shumë lojtarë të modës së vjetër. Në portë është Zoff, në vend të Buffon. Në mbrojtje Geatano Scirea, më pas Platini, Boniperti dhe Zinedine Zidane.
Formacioni i Claudio Marchisio është më i freskët në kohë. Ai vendosi Gigi Buffon në portë, Giorgio Chiellini në mbrojtje, Pirlo dhe Platini në mesfushë, si dhe Alessandro Del Piero në sulm.

KOHA JONË SONDAZH

