Del video nga dhomat e zhveshjes, Ancelotti përgëzon lojtarët: Krenari të shohësh ndeshje të tilla!
Pas fitores spektakolare 4-0 ndaj Barcelonës, Carlo Ancelotti ka folur me skuadrën duke mos i kursyer elozhet për ta në dhomat e zhveshjes.
“Së pari: urime. Është krenari të shohësh ndeshje të tilla. Të ulesh në stol dhe te shikosh ndeshje te tilla është krenari.
Për mua dhe për të gjithë në që punojmë me ju. E para: urime, e dyta: Ju thashë një gënjeshtër. Nuk ishte një finale, ishte një gjysmëfinale. Ne ende duhet të luajmë finalen.
Dhe së treti: Dëgjoni. Nesër është ditë pushimi”, u tha Ancelotti lojtarëve.

KOHA JONË SONDAZH

